Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vuçiqi: Serbia po shantazhohet, po kërcënohet me sanksione

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të enjten mbrëma dhe sipas tij, kanë folur gjerë e gjatë për të gjitha që po ndodhin, nga lufta në Ukrainë e deri te pasojat e saj në botë.

Vuçiq ka folur edhe për votën pro të Serbisë për përjashtimin e Rusisë nga Këshillit për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, shkruan “b92”.

Ai la të kuptohet se kjo nuk ishte dëshirë e Serbisë dhe se vendi i tij po shantazhohet.

“Serbia po përballet me ‘goditje bërthamore’ dhe ato janë sanksionet kundër Serbisë”, paralajmëroi ai.

Ka folur edhe për sanksionet që mund ta prekin Serbinë. Sipas tij, Serbia mund të importojë vetëm deri më 15 maj naftë, bazuar në vendimet e BE-së për sanksione Rusisë.

Edhe Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia Rajon Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia

“Për shkak të vendimit të BE-së, i cili rastësisht i referohet vetëm Serbisë, ne mund të importojmë naftë deri më 15 maj, e më pas nuk mundemi, sepse Gazpromi (rus) është pronar i NIS (rafineri në Serbi)”, tha Vuçiq.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk ka pranuar t’i vë sanksione Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës.