Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se deklarata për Kosovën e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, është komplekse dhe me pasoja të gjera, që duhet të merren parasysh në mënyrë serioze.
Në një intervistë për Deutsche Welle-n, të publikuar të hënën, Izetbegoviq ka thënë se sa i përket tij, Kosova, deri më tash, është dashur të njihet nga Bosnja, shkruan REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur nëse Bosnja do ta njohë Kosovën, Izetbegoviq ka thënë: “Shpresoj se po”.
Vuçiq tha të martën se Serbia do të vendosë për përgjigjen e saj ndaj kësaj deklarate. Ai tha se të enjten do të mblidhet Këshilli për Siguri Kombëtare i Serbisë.
“Shumëçka ka ndryshuar pas kësaj interviste”, tha Vuçiq.
Zyra e Izetbegoviqit reagoi të martën, duke thënë se agjencia serbe e lajmeve Tanjug ka postuar lajm të rremë kur ka thënë se Izetbegoviq ka deklaruar se Bosnja do ta njohë Kosovën.
“Pjesë të intervistës që anëtari i Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, ka dhënë për Deutsche Welle-n, agjencia Tanjug i ka transmetuar në mënyrë të pasaktë, jashtë kontekstit dhe në mënyrë tendencioze, duke shtrembëruar vetë thelbin e deklaratës”, tha në reagim zyra e Izetbegoviqit.