Regjisori lituanez i filmit, Mantas Kvedaravicius është vrarë të shtunën në Mariupol të Ukrainës.
Sipas agjencisë së informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kvedaravicius është vrarë në qytetin, fatin e të cilit ai e ka dokumentuar për shumë vjet.
“Ndërsa u përpoq të largohej nga Mariupoli, pushtuesit rusë vranë regjisorin lituanez Mantas Kvedaravicius”, shkroi agjencia në Twtter të dielën, raportoi The Guardian.
While trying to leave #Mariupol, the ?? occupiers killed Lithuanian director Mantas Kvedaravičius, who is the author of the documentary Mariupolis.
— ArmyInform (@armyinformcomua) April 2, 2022
RIP #StopRussia #RussianWarCrimes pic.twitter.com/5EfZ9jEWQU
Për vrasjen e regjisorit lituanez, është deklaruar edhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, i cili të dielën tha se kanë humbur “një krijues të mirënjohur në Lituani dhe në të gjithë botën, i cili deri në momentin e fundit, pavarësisht nga rreziku, punoi në Ukrainën e pushtuar nga Rusia”.
Edhe
Ukraina arreston të dyshuarin për vrasjen e ish-kryeparlamentarit
Kvedaravicius, i cili do të mbushte 46 vjet këtë vit, u njoh për dokumentarin e tij në zonën e konfliktit "Mariupolis", i cili u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin më 2016.
Filmi përshkruan një portret të Mariupolit, portit strategjik në rajonin e shkëputur të Donetskut, ku luftëtarët pro-rusë kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014.