Tre palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në dy incidente të ndara në Bregun e okupuar Perëndimor, kanë bërë të ditur zyrtarët palestinezë.
Në mesin e të vdekurve janë dy vëllezër të moshës së re, nga përplasjet me ushtrinë izraelite afër Ramallahut, raportoi BBC-ja të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria izraelite ka thënë se të dyshuarit kanë hedhur eksplozivë me naftë në drejtim të trupave të tyre, gjatë një operacioni dhe se për këtë arsye ata i kanë sulmuar me zjarr.
Burri i tretë u qëllua për vdekje pasi dy vetura të ushtrisë izraelite në patrullë u prishën pranë Hebronit.
Ushtria tha se forcat e saj u qëlluan dhe se ndaj tyre u hodhën eksplozivë të improvizuar.
Izraeli kryen bastisje kërkimi dhe arrestimi pothuajse çdo natë në Bregun Perëndimor, ku të paktën 140 palestinezë janë vrarë këtë vit, shumica nga zjarri izraelit.
Më shumë se 30 izraelitë janë vrarë gjithashtu mes një morie sulmesh me armë dhe thika nga palestinezët.