Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten katër persona në Gazë, në mesin e tyre një fëmijë

Gaza

Foto: Associated Press

Një sulm ajror izraelit ka vrarë një burrë, gruan e tij dhe vajzën e tyre gjashtëvjeçare në Rripin e Gazës, kanë thënë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë, shkruan Reuters. 

Sulmi u krye ndaj një pallati apartamentesh në Deir Al-Balah në Gazën qendrore. Ushtria izraelite ka thënë se sulmi kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Ndërkaq në lagjen Sheikh Radëan në qytetin e Gazës, një person është vrarë nga sulmet ajrore izraelite.

Më shumë se 1,100 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë deri më tani nga sulmet izraelite që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në tetor midis Izraelit dhe Hamasit, për t'i dhënë fund luftës. 

Armëpushimi ka ndaluar luftimet e mëdha, por nuk ka arritur të ndalojë sulmet pothuajse të përditshme izraelite. 

Katër ushtarë izraelitë janë vrarë nga militantët në Gazë gjatë së njëjtës periudhë.