Të paktën 17 civilë u vranë sot në Siri nga sulmet ajrore të regjimit dhe aleatit të tij rus, në Ghutan Lindore, enklavë rebele pranë Damaskut dhe që bombardohet pothuajse çdo ditë.
“Sulmet më të përgjakshme ndodhën në Hamuria, ku 12 civilë, dy prej të cilëve fëmijë, humbën jetën”, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), shkruan KP.
Një korrespondent i AFP-së në këtë qytet ka mundur të shohë ndërtesat residenciale të shkatërruara nga sulmet.
Banorët dhe Kaskat Blu morën pjesë në operacionet e shpëtimit.
“Avionët sirianë dhe rusë kanë vijuar dhe sot sulmet intensive kundër Ghutas Lindore duke goditur një prej zonave më të mëdha të banuara”, theksoi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahmane, OJQ-ja e të cilit mbështetet në një rrjet të gjerë burimesh në vendin në luftë.
-
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite
-
Vala e sulmeve ruse lë të paktën 16 të vdekur në Ukrainë
-
Shkon në 17 numri i të vrarëve nga sulmet e reja ruse mbi Ukrainë
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë
-
Të paktën nëntë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza