Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vrasja e kandidatit presidencial të Ekuadorit u planifikua nga burgu

Prokurorët që po hetojnë vrasjen e kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, thonë se vrasja e tij ishte planifikuar nga burgu, shkruan BBC.

Ata kanë kërkuar që gjashtë të dyshuar - pesë ekuadorian dhe një kolumbian - të akuzohen në lidhje me vrasjen.

Villavicencio, 59 vjeç, u qëllua për vdekje teksa po largohej nga një tubim në kryeqytetin, Quito, disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në gusht 2023.

Ai kishte denoncuar ndikimin e bandave kriminale dhe kishte premtuar se do t'i luftonte ato.

Në javët para zgjedhjeve, politikani kishte marrë kërcënime me vdekje dhe kishte siguri shtesë.

Edhe Vriten në burgje shtatë të akuzuar për atentatin ndaj kandidatit për president të Ekuadorit Botë Vriten në burgje shtatë të akuzuar për atentatin ndaj kandidatit për president të Ekuadorit

Por vazhdoi të bënte fushatë dhe u qëllua nga një grup sulmuesish më 9 gusht jashtë një shkolle në veri të Quitos.

Personi që besohet të ketë dhënë “plumbin vdekjeprurës” ndaj Villavicencios u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë pas vrasjes së kandidatit presidencial, sipas prokurorëve.

Policia përmes kamerave kishte identifikuar edhe një të dyshuar kolumbian. Pasi shkuan në banesën e tij, u arrestuan edhe pesë kolumbianë të tjerë pasi u kapën me armatim të madh.

Pas disa javëve, të gjashtë kolumbianët që u gjetën të vdekur në burgun El Litoral, ku po mbaheshin në paraburgim. Ata dyshohen se janë vrarë.

Një i dyshuar i shtatë u vra të nesërmen në një burg tjetër.

Edhe Gjashtë të dyshuar për vrasjen e kandidatit presidencial në Ekuador vriten në burg Botë Gjashtë të dyshuar për vrasjen e kandidatit presidencial në Ekuador vriten në burg

Prokurorët thonë se shtatë të vrarët në burg ishin autorët që sulmuan Villavicencion, por dyshojnë se ata e kishin bërë vrasjen në këmbim të një pagese dhe se urdhri për të vrarë politikanin erdhi nga brenda një burgu ekuadorian.

Prokurorët besojnë se vrasja u planifikua nga banda kriminale “Los Lobos”.

“Los Lobos” (Ujqërit) vlerësohet të ketë 8 mijë anëtarë dhe është një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Ekuador.

Shumë nga anëtarët e saj janë në burg dhe banda mendohet se ka nxitur disa nga trazirat më të përgjakshme të burgjeve të Ekuadorit.

Edhe Ekuadori burgos vrasësin e dyshuar të kandidatit presidencial Botë Ekuadori burgos vrasësin e dyshuar të kandidatit presidencial

Banda mendohet të ketë lidhje me kartelin e fuqishëm “Jalisco New Generation” në Meksikë.

Vitet e fundit ka pasur shpërthim në dhunën e bandave në Ekuador, gjë që ka bërë që presidenti Daniel Noboa të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.