Policia dhe ushtria ekuadoriane kanë transferuar në burgun e sigurisë së lartë liderin e grupit kriminal që dyshohet se ka organizuar vrasjen e kandidatit presidencial në Ekuador.
Më shumë se 4 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë janë angazhuar në transferimin e Jose Adolfo Macias, i cili besohet se i prin grupit kriminal “Los Choneros”.
Macias së fundmi është akuzuar për vrasjen e Fernando Villavincencios. Autoritetet në Ekuador kanë thënë se grupi i të ashtuquajturit Fito kishte lidhje me kartelin famëkeq të Sinaloas në Meksikë.
Fito është transferuar në burgun e sigurisë së lartë La Roca.
Kandidati presidencial është vrarë të mërkurën pas përfundimit të tubimit zgjedhor në kryeqytetin Quito.
Vrasja e tij ka paralajmëruar se Ekuadori është zhytur në botën e krimit të organizuar dhe se do të ketë probleme të mëdha presidenti i ardhshëm i vendit.
-
Mijëra ushtarë angazhohen për ta zhvendosur mafiozin famëkeq në Ekuador
-
Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador
-
Vrasja e kandidatit presidencial të Ekuadorit u planifikua nga burgu
-
Zhduket nga burgu krimineli më famëkeq i Ekuadorit
-
Vriten në burgje shtatë të akuzuar për atentatin ndaj kandidatit për president të Ekuadorit