Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paralajmëroi për periudha të vështira përpara për familjet dhe bizneset në Evropë, duke iu referuar pasojave ekonomike të luftës në Ukrainë.
“Momentet përpara nesh nuk do të jenë të lehta. Qoftë për familjet që po luftojnë për t’i përballuar nevojat apo bizneset që po përballen me zgjedhje të vështira në lidhje me të ardhmen e tyre”, tha Von der Leyen në Parlamentin Evropian, në Strasburg. “Le të jemi të qartë. Rreziku është jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën dhe botën në përgjithësi. Kjo nuk është vetëm një luftë e nisur nga Rusia kundër Ukrainës. Kjo është gjithashtu një luftë për energjinë tonë, një luftë ndaj ekonomisë sonë, një luftë ndaj vlerave tona, është një luftë për të ardhmen tonë”.
Inflacioni arriti në 9,1% në eurozonë në gusht, i nxitur kryesisht nga kostot e energjisë, të cilat janë rritur me 38,3% krahasuar me vitin e kaluar, duke ngritur shqetësimet për një recesion të mundshëm.
-
Von der Leyen: Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme do të ndihen për vite
-
Von der Leyen paralajmëron pas tarifave të Trumpit: Pasojat do të jenë të tmerrshme
-
Von der Leyen: Duhet të përgatitemi për më të keqen
-
Von der Leyen do ta vizitojë Kievin me premtimin për miliona euro ndihmë energjetike
-
Von der Leyen i premton Ukrainës mbështetjen e BE-së në luftën kundër Rusisë