Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të hënën ka përsëritur mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Sipas saj kjo mbështetje do të vazhdojë për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Në një cicërimë në Twitter ajo ka njoftuar se kaq zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrianës Volodymir Zelensky.
“I përcolla popullit ukrainas mbështetjen time me gjithë zemër dhe urimet më të mira për vitin 2023, BE-ja do të qëndrojë pranë jush për aq kohë sa duhet”, ka shkruar ajo.
Von der Leyen, ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë shpërndarja e një pakoje të re të ndihmës së BE-së për Ukrainën, në vlerë prej 18 miliardë dollarëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Bëhet pagesa e parë për Ukrainën në kuadër të kredisë prej 90 miliardë eurosh të BE-së
-
Zelensky kërkon hyrjen e Ukrainës në BE më 2027, von der Leyen nuk ia konfirmon
-
Von der Leyen reagon pas telefonatës së Trumpit me Putinin
-
BE-ja mobilizohet për industrinë e mbrojtjes
-
Von der Leyen: Duhet të përgatitemi për më të keqen