Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se ka pasur një ndryshim në rendin ndërkombëtar që "nuk është vetëm sizmik, por është i përhershëm”.
"Tani jetojmë në një botë të përcaktuar nga fuqia e papërpunuar", ka deklaruar ajo të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVon der Leyen ka shtuar se është "e domosdoshme" që Evropa të "përshpejtojë përpjekjet tona për pavarësi" dhe të marrë "leva të reja pushteti".
Duke iu referuar tensioneve në rritje me Trumpin lidhur me përpjekjen e tij për të blerë Grenlandën, ajo ka thënë se "kërcënimi i tarifave shtesë për arsye sigurie është thjesht i gabuar".
Von der Leyen ka deklaruar se udhëheqësit e Evropës do të takohen të enjten për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj tarifave me të cilat ka kërcënuar presidenti Trump.
"Evropa preferon dialogun dhe zgjidhjet, por ne jemi plotësisht të përgatitur të veprojmë nëse është e nevojshme me unitet, urgjencë dhe vendosmëri", ka thënë ajo.
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë të mërkurën një fjalim para liderëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës dhe çështja e Grenlandës pritet të jetë kryetema.