Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka marrë një letër kërcënuese nga oligarku rus dhe financuesi i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin.
Sipas von Cramonit, letra kërcënuese ka ardhur si rezultat i një fjalimi të saj në Parlamentin Evropian më 25 nëntor 2021.
“Rusia është hajgare! Grupi i mercenarëve “Wagner” që sponsorizohen nga shteti rus, të drejtuar nga oligarku i Putinit. Prigozhin nuk është i lumtur me fjalimin tim, duke më dërguar një letër kërcënuese duke më paditur me 10 mijë rubla. Më shtynë të qeshja. E gëzuar të jem nën shoqërinë e Andrius Kubilius”, ka shkruar von Cramon në llogarinë e saj në Twitter të premten.
Në fjalimin e saj në vitin 2021, von Cramon kishte kërkuar nga Bashkimi Evropian të vendoste sanksione më të ashpra për grupin “Wagner”.
“’Vdekja është biznesi ynë dhe biznesi po shkon mirë’. Rusia dhe grupi Wagner i Rusisë dhe mercenarë të tjerë guxojnë të veprojnë nën këtë moto sepse ne i lejojmë ta bëjnë këtë. BE-ja duhet të vendos sanksionet më të ashpra për të treguar se vrasja nuk është biznes, është krim kundër njerëzimit”, kishte thënë ajo.
Edhe
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë
Grupi Wagner, i njohur gjithashtu si PMC Wagner, ChVK Wagner, ose CHVK Vagner, është një organizatë paraushtarake ruse. Ajo përshkruhet ndryshe si një kompani private ushtarake, një rrjet mercenarësh ose një ushtri private de fakto e presidentit rus Vladimir Putin.
#Russia is a a joke! Russian state sponsored mercenary group #Wagner, run by #Putin's oligarch #Prigozhin is so unhappy with my plenary speech that has sent me a threatening letter suing for 10 000 000₽. Gave me a good chuckle. Glad to be in a company of @KubiliusA#WagnerGroup pic.twitter.com/jZoX9SZsWK
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) May 6, 2022