Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania do ta shpallë “Wagnerin” organizatë terroriste

Qeveria e Britanisë së Madhe do ta shpallë organizatë terroriste grupin mercenar rus “Wagner”, që do të nënkuptojë se do të jetë e paligjshme të jesh anëtar apo të përkrahësh këtë grup, raporton BBC.

Një draft-urdhër që do të dërgohet në Parlament, do të lejojë që pasuritë e anëtarëve të këtij grupi të shihen si pasuri terroriste dhe të sekuestrohen.

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, tha se Wagneri është “i dhunshëm dhe shkatërrues dhe një vegël ushtarake e Rusisë së Vladimir Putinit”.

Ajo ka thënë se puna e Wagnerit në Ukrainë dhe Afrikë ka qenë “kërcënim për sigurinë globale”.

“Vazhdimi i aktivitetit destabilizues të Wagnerit vetëm sa do të vazhdojë t’i shërbejë qëllimeve politike të Kremlinit. Ata janë terroristë”, ka thënë Braverman.