Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar grupin e mercenarëve “Wagner”, si organizatë të rëndësishme kriminale ndërkombëtare, duke mundësuar rritjen e sanksioneve ndaj saj.
Siç raportoi TheGuardian të enjten, ky vendim u mor nga Shtëpia e Bardhë, duke e konsideruar tash “Wagnerin” rus njësoj si grupe kriminale italiane apo japoneze.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ditëve në vijim priten sanksione të reja ndaj Wagnerit.
‘Wagneri’ është në organizatë kriminale që po kryen mizori të përhapura dhe abuzime të të drejtave të njeriut. Ne do të punojmë pandërprerë për t’i identifikuar, penguar dhe ekspozuar ata që po e ndihmojnë ‘Wagnerin’”, deklaroi Kirby.
Grupi i mercenarëve rus është përfshirë në luftën e Ukrainës, krah trupave ruse. Ai udhëhiqet nga Yevgeny Prigozhin, krah i djathtë i presidentit rus, Vladimir Putin.
-
Wagneri do të shpallet organizatë terroriste nga Britania
-
Britania do ta shpallë “Wagnerin” organizatë terroriste
-
Një vit nga kryengritja e “Wagnerit”, Kremlini kontrollon mercenarët e mbetur
-
“Wagner 2.0”, si po funksionon grupi famëkeq mercenar rus në Afrikë
-
Putini gjen lider të ri të “Wagnerit” për luftën në Ukrainë