Anëtarët e NATO-s, Turqia dhe Greqia, mund t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes mjeteve paqësore dhe dialogut, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes pas bisedimeve me homologun grek të martën, shenja më e fundit e qetësimit të tensioneve në mes të fqinjëve rivalë.
Ministrat e Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, dhe i Greqisë, Nikos Panagiotopoulos, vizituan zonat e shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm në shkurt. Vizita është pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet nga mosmarrëveshjet e gjata, përfshirë ato për kufijtë detarë dhe të drejtat për stërvitje në Mesdheun lindor.
Greqia ishte në mesin e shteteve të para që i ofroi ndihmë Turqisë pas tërmetit dhe mbështetja çoi në uljen e tensioneve. Turqia nga ana e saj, ofroi ngushëllime dhe mbështetje pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në veri të Greqisë, raportoi AP.
“Shpresoj se si dy shtete të civilizuara, Turqia dhe Greqia mund t’i zgjidhin këto probleme brenda kornizës së marrëdhënieve të mira fqinjësore... përmes mjeteve dhe metodave paqësore dhe nëpërmjet respektit e dialogut”, ka thënë Akar.
-
Greqia i kërkon ndihmë Turqisë
-
Turqia dhe Greqia do të testojnë të hënën iniciativën pesëmujore të miqësisë
-
Erdogani në vizitën historike në Greqi: S’ka asnjë problem që nuk mund të zgjidhet
-
Blinken takohet me ministrin e Jashtëm grek në Athinë
-
Tërmeti që bashkoi “armiqtë”, ekipi grek i shpëtimit përcillet nga Stambolli me duartrokitje