Zyrtarët grekë kanë nisur një seri kontaktesh të nivelit të lartë me qeverinë e Turqisë në përpjekje për të ndaluar një rritje në kalimet e migrantëve nëpër ujërat që ndajnë dy shtetet.
Ministri i Mbrojtjes, Alkiviades Stephanis, ka folur me homologun turk, Yasar Guler, një ditë pasi ministrat e jashtëm të të dyja shteteve po ashtu folën.
Kontrollet përgjatë Lumit Evros nga ana e kufirit grek janë intensifikuar pas rënies së nivelit të ujit që ka bërë kalimet e migrantëve më të lehta, raportoi AP.
Dy anëtaret e NATO-s kanë pasur mosmarrëveshje për kohë të gjatë, përfshirë kufijtë detarë dhe përpjekjet për të ndaluar migrimin ilegal në BE.
Artikuj të ngjashëm
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes
-
Erdogan: Sulmet e Izraelit mbi Liban e Siri kërcënojnë edhe Turqinë
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën
-
Trupat izraelite ndalojnë anijet e një flote që përpiqej të thyente bllokadën e Gazës
-
Aktivistët e flotës së ndihmave për Gazën dërgohen në Kretë pas ndërhyrjes së Izraelit