Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me homologun grek, Nikos Dendias, në Athinë në kuadër të vizitës gjashtëditore në Evropë.
Në Ministrinë e Jashtme, të dy burrat patën një takim të shkurtër dhe shtrënguan duart përpara takimit.
Blinken, i cili mbërriti të hënën vonë nga Turqia, pati një takim të shkurtër me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Rritja e tensioneve të SHBA-së me Kinën, frika nga një ofensivë e re ruse kundër Ukrainës dhe ngërçi me Turqinë mbi zgjerimin e NATO-s kryesojnë agjendën e Blinkenit.
Gjersa ishte në Turqi, ai bëri thirrje që Suedia dhe Finlanda të pranohen në NATO “sa më shpejt të jetë e mundur”, megjithëse homologu i tij turk hodhi poshtë mundësinë e ndonjë lidhjeje midis pranimit të tyre dhe kërkesës së Turqisë për avionë luftarakë F-16.