Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

22 emigrantë të vdekur si pasojë e dy anijeve të fundosura në detin Egje

Ka shkuar në 22 numri i emigrantëve të vdekur si pasojë e fundosjes së dy anijeve në ujërat Detin Egje, mes Greqisë dhe Turqisë.

Një numër i madh i emigrantëve vazhdojnë të mbesin të zhdukur, raportoi Associated Press të enjten.

Anijet u fundosën qindra kilometra larg njëra-tjetrës, duke nxitur një përpjekje dramatike shpëtimi gjatë natës, ndërsa banorët e ishullit dhe zjarrfikësit tërhoqën emigrantët e mbytur nga anijet drejt shkëmbinjve të thepisur.

Këto raste nxitën më tej tensionin midis dy shteteve fqinje, Greqisë dhe Turqisë, të cilët janë bllokuar në një mosmarrëveshje të nxehtë mbi kufijtë detarë dhe migracionin.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shprehu "dhimbje të thellë për humbjen tragjike të jetëve" dhe vlerësoi “përpjekjet heroike të shpëtimtarëve”.

"Kjo është një kohë për të bashkëpunuar me të vërtetë shumë më thelbësisht për të shmangur këto lloj incidentesh që ndodhin në të ardhmen dhe për të çrrënjosur plotësisht kontrabandistët që grabitin njerëzit e pafajshëm duke u përpjekur të arrijnë Evropën me varka të padepërtueshme”, ka thënë Mitsotakis.