Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Virusi krijon linjën më të gjatë të fluturimit

Industria e aviacionit është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Udhëtarët anembanë botës po përballen me pezullim fluturimesh dhe me ndalesa udhëtimi në rrugën e tyre për kthim në vendlindje. Por një efekt anësor i papritur është krijimi i një të dhëne të re rekorde në botën e aviacionit.

Më 14 mars, kompania franceze “Air Tahiti” ka kryer fluturimin më të gjatë që ndonjëherë është regjistruar për largësinë e linjave të pasagjerëve – duke përshkuar 9.765 milje anepërtej botës nga Tahiti në Polinezinë Franceze deri në aeroportin e Parisit, “Charles de Gaulle”. Kjo arritje e madhe ishte pasojë e drejtpërdrejtë e kufizimeve amerikane të lidhura me koronavirusin. Ruta zakonisht përfshin një ndalesë të planifikuar në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit (LAX). Por kur aeroplani kalon nëpër Shtetet e Bashkuara, të gjithë pasagjerët duhet të dalin nga fluturakja dhe të kalojnë nëpër doganat kufitare amerikane para se të lejohen të kthehen në aeroplan për të vazhduar rrugën drejt cakut.

Fluturimi që ishte kryer pak pa u bërë gjashtëmbëdhjetë orë, është bërë fluturimi më i gjatë komercial për udhëtime të largëta

Artikuj të ngjashëm