Anulimi i fluturimeve ka shkaktuar kaos nëpër aeroportet e botës mbarë. Një pjesë e fluturimeve janë anuluar edhe për shkak se punëtorët e kompanive ajrore janë infektuar me koronavirus në ditët e fundit.
“FlightAware”, që merret me monitorimin e fluturimeve, ka bërë të ditur se janë anuluar më shumë se katër mijë fluturime që duhej të arrinin ose të ngriheshin nga Shtetet e Bashkuara prej së premtes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm të hënën janë anuluar një mijë fluturime në territorin amerikan. Të gjitha kompanitë e mëdha të fluturimeve kanë raportuar për mungesë stafi për shkak të COVID-19. Edhe kompanitë evropiane dhe australiane kanë anuluar qindra fluturime si pasojë e stafit të infektuar me koronavirus.
Edhe moti ka ndikuar në anulimin e fluturimeve. Gjatë gjithë këtij viti, ka pasur anulime fluturimesh si pasojë e mungesës së personelit nëpër aeroporte.
Analistët e industrisë kanë thënë se udhëzimet e reja nga zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së mund të ndihmojnë linjat ajrore, të ndikuara nga përhapja e Omicronit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka përgjysmuar kohëzgjatjen e rekomanduar që një person të izolohet pas infektimit me COVID deri në pesë ditë.
Linjat ajrore i kanë bërë thirrje administratës së Bidenit të shkurtojë periudhën e karantinimit për të lehtësuar problemet e personelit të shkaktuara nga Omicron, megjithëse sindikata për stjuardesat u tërhoq, duke thënë se periudha e izolimit duhet të mbetet 10 ditë.
Kompania Delta ka njoftuar se po punonte për të zbatuar udhëzimet e reja, të cilat do t’u lejonin linjave ajrore më shumë fleksibilitet në planifikim të punonjëseve.
Anulimet kanë shkatërruar pushimet të cilat tashmë ishin të komplikuara këtë vit me rritjen e variantit Omicron dhe me përshkallëzimin e rasteve të COVID-19, të cilat shkaktuan ndryshime në plane në momentin e fundit.
Qeveria e SHBA-së ka nxjerrë rregulla të reja për COVID-19 dhe udhëtimet, duke u kërkuar të huajve që hyjnë në SHBA të jenë të vaksinuar. Tash gjithashtu kërkon edhe testin negativ si për vendasit ashtu edhe për të huajt që udhëtojnë në vend.