Fondi i ngritur për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Jeffrey Epsteinit ka kompletuar punën, duke paguar rreth 121 milionë dollarë për 150 persona, raporton BBC.
Njoftimi erdhi dy vjet pas vetëvrasjes së Epsteinit në burgun në New York, ndërsa ende po gjykohej.
Administruesi i pavarur i fondit ka thënë se fondi ka thënë se disa nga viktimat kanë refuzuar ofertën, duke hapur rrugën kështu për padi.
Pas vdekjes së financierit të akuzuar për abuzime seksuale, ekzekutuesit e pasurisë së tij vlerësuar rreth 600 milionë dollarë kanë krijuar një fond dhe kanë kërkuar viktimat të bien në kontakt me të.
Nga 225 persona që dolën para me akuza, 150 u vlerësua se kanë pretendime legjitime. Fondi po ashtu është i hapur për viktimat që më herët kanë marrë kompensim në rastin e dënimit të Epstemit në vitin 2008 për kërkim të marrëdhënies seksuale me një të mitur.
Sipas administrueses së fondit Jordana Feldman, rreth 92 për qind të viktimave që janë vlerësuar se plotësojnë kushtet për t’u kompensuar, kanë pranuar marrëveshjen. Ndërsa një numër i vogël ka refuzuar ofertën, duke hap rrugën drejt betejave në gjykatë.