Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shumë gra mbetën pa burra nëpër Afrikë për shkak të pandemisë

Studimet e fundit kanë treguar se në Nigeri 70 për qind e të vdekurve nga koronavirusi janë burra. Kjo ka lënë mijëra të veja, të cilat janë dëbuar nga shtëpitë ose janë detyruar të martohen me kunetërit e tyre

Në shumë shtete afrikane, pandemia ka krijuar popullsi të madhe të të vejave pasi më shumë burra vdiqën nga COVID-19.

Teksa Anayo Mbah shkoi për të lindur fëmijën e saj të gjashtë në Nigeri, bashkëshorti i saj po luftonte me koronavirusin në spitalin tjetër të qytetit.

Jonas, taksist me motoçikletë, ishte në oksigjen pasi nisi të kolliste gjak.

Kurrë nuk e pa të bijën e sapolindur, Chinazan.

Pak orë pas lindjes, kunata e Mbah e lajmëroi se burri i kishte vdekur.

Edhe Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira Botë 2 muaj më parë Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira

Stafi i spitalit në juglindje të Nigerisë i kërkoi Mbahut që të largoheshin nga spitali menjëherë. Askush nuk erdhi për të paguar faturën e lindjes.

Pasi u përmirësua me shëndet, Anayo nisi ritet e të vejave. Ka rruar kokën dhe vesh rroba të bardha.

Mirëpo, pak javë pasi nisi zinë e saj gjashtëmujore, familjarët e burrit nuk i dhanë më ushqim dhe i kërkuan të largohej nga shtëpia.

“Ata më thanë që më mirë do të ishte që ta gjeja rrugën time. Më thanë se nëse doja të rimartohesha, do të ishte mirë tani. Sa më herët që do të largohesha nga shtëpia, aq më mirë për mua dhe fëmijët e mi”, ka thënë Mbah.

Ajo iku në drejtim të shtëpisë së nënës, mori me vete pak gjësende për të, foshnjën dhe fëmijët e tjerë.

Nëpër Afrikë, numri i të vejave është rritur shumë. Shumica prej tyre janë të reja dhe janë rimartuar me burra shumë më të vjetër në moshë.

Edhe Epidemia e izolimit social i godet afrikanët ndërsa përhapet kultura perëndimore Botë 11 muaj më parë Epidemia e izolimit social i godet afrikanët ndërsa përhapet kultura perëndimore

Ndërkaq në disa shtete, burrat shpesh janë martuar me më shumë se një grua, duke lënë pas vetes shumë të veja.

Studimet e fundit kanë treguar se burrat afrikanë kanë më shumë gjasa të vdesin nga virusi sesa gratë. Kjo ka vështirësuar edhe më shumë gjërat.

Gratë si Mbah thonë se COVID-19 u ka marrë më shumë se burrat: si të veja, humbin familjen, shtëpitë dhe të ardhmen e tyre.

“Kisha frikë se familja e burrit mund të më bënte keq diçka – të më rrihte ose të më helmonte vetëm sa për të më hequr qafe”, ka theksuar ajo.

Sapo mbesin të veja, gratë keqtrajtohen dhe hiqen nga trashëgimia.

Ligjet afrikane ua ndalojnë grave të kërkojnë tokë apo kompensim nga pasuria e burrit.

Edhe Nëna vdiq duke shpëtuar vajzën gjatë tërmeteve në Venezuelë Botë 4 j. më parë Nëna vdiq duke shpëtuar vajzën gjatë tërmeteve në Venezuelë

Ndërkaq, në vendet si juglindja e Nigerisë të vejat dyshohen për vdekjen e burrit.

Ekspertët thonë se të vejat në shumicën e rasteve dëbohen nga shtëpia ose detyrohen të martohen me kunetërit. /AP