Tre ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe 20 janë lënduar gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Australi gjatë stërvitjeve, raporton BBC.
Helikopteri “MV-22B Osprey” u rrëzua në ishujt Tivi në veri të Darvinit. Pesë marinarë janë në gjendje të rëndë.
Ata po merrnin pjesë në stërvitjet Predators Run, ku janë përfshirë 2500 trupa nga SHBA-ja, Australia, Filipinet, Timori Lindor dhe Indonezia.
Vetëm personel amerikanë ishte në helikopterin.
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, e ka përshkruar incidentin si “tragjik” dhe ka thënë se do të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për të lënduarit.
Artikuj të ngjashëm
-
10 të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve ushtarakë në Malajzi
-
SHBA-ja ul aeroplanët e sofistikuar Osprey shkaku i problemeve teknike
-
Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Japoni
-
Humbin jetën pesë ushtarakë amerikanë në një aksident ajror në Mesdheun lindor
-
Australia heq nga përdorimi helikopterët “Taipan”