Ushtria australiane nuk do të përdorë më helikopterët MRH-90 Taipan pas rrëzimit të një helikopteri të tillë në muajin korrik, duke lënë të vdekur katër ushtarë, ka njoftuar ministria australiane e mbrojtjes.
Flota e Australisë ka më shumë se 40 helikopterë evropianë, por nuk ka përdorur asnjë që prej 28 korrikut kur një u rrëzua në Oqeanin Paqësor gjatë stërvitjeve ushtarake.
Ministri Richard marles ka thënë se ndalimi i përdorimit të helikopterëve Taipan është vendimi i vetëm që ka kuptim. Ai ka shtuar se vendimi ishte i pashmangshëm dhe është dashur të merrej menjëherë për të vënë në funksion helikopterët Black Hawks të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qeveria në muajin janar kishte njoftuar për zëvendësimin e helikopterëve “Taipan” me helikopterët amerikanë. Australia ka nisur hetimet për rrëzimin e helikopterit dhe ka thënë se këto hetime do të zgjasin 12 muaj.
Pasi të sqarohen rrethanat e rrëzimit dhe të gjendet shkaku, Australia do t’i heqë nga përdorimi edhe zyrtarisht helikopterët “Taipan”.
-
Tensione në mes të Kinës dhe Australisë pas incidentit ajror ushtarak
-
Vdiqën tre ushtarë amerikanë nga rrëzimin i një helikopteri ushtarak në Australi
-
Përplaset helikopteri ushtarak në Australi, katër ushtarë të zhdukur
-
Kriza me naftën – Australia u kërkon qytetarëve të përdorin transportin publik
-
Rrëzohet një helikopter në Indi, shtatë të vdekur