Katër persona janë zhdukur pasi një helikopter ushtarak u përplas në bregdetin e Queensland në Australi.
Incidenti ndodhi gjatë stërvitjeve të natës mes ushtrisë australiane dhe asaj amerikane.
Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, ka thënë se misioni i kërkimit dhe shpëtimit menjëherë është nisur, raportoi BBC.
“Katër pjesëtarë të ekipit ajror ende nuk janë gjetur. Është herët dhe do të ketë më shumë informacion rreth këtij incidenti në vazhdim”, ka thënë ai.
Helikopteri MRH-90 u rrëzua gjatë stërvitjeve të njohura si “Talisman Sabre”, stërvitjet më të mëdha bilaterale në mes të Australisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar ndalimin e këtyre stërvitjeve, ku përfshihen edhe ushtarë nga Japonia, Franca, Gjermania dhe Koreja e Jugut.
-
Katër të vdekur dhe disa të plagosur pas përplasjes së dy helikopterëve në Australi
-
Pesë të vdekur nga përplasja e dy helikopterëve ushtarakë në Turqi
-
10 të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve ushtarakë në Malajzi
-
Rrëzohen dy helikopterë të ushtrisë japoneze në Paqësor
-
Humbin jetën pesë ushtarakë amerikanë në një aksident ajror në Mesdheun lindor