Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e të dhjetë personave në bord.
Sipas agjencisë së lajmeve, TASS, në avionin që po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, gjendeshin shtatë pasagjerë dhe tre pjesëtarë të ekuipazhit.
Një kanal në Telegram, i njohur si Gray Zone dhe i lidhur me Wagnerin, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në muajin në qershor./rel
Artikuj të ngjashëm
-
Konfirmohet vdekja e Prigozhinit, pas testeve gjenetike
-
Dalin pamjet e avionit të rrëzuar ku vdiq Prigozhini
-
Publikohet videomesazhi i Prigozhinit që u filmua para se të vdiste
-
Rusia s’do ta hetojë sipas rregullave ndërkombëtare rrëzimin e avionit ku vdiq Prigozhini
-
Eksperti rus: Prigozhin është gjallë, në aeroplan ishte sozia e tij