Një vajzë katërvjeçare ka humbur jetën të hënën pas shembjes së një shtëpi në jug të Londrës, raporton agjencia AP.
Sipas Zjarrfikësve të Londrës, një shtëpi në Thornton Heath, është shembur pas një shpërthimi, ndërsa janë dëmtuar edhe pronat në afërsi.
Katër persona janë shpëtuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës, por një vajzë katërvjeçare, që kishte mbetur e ngujuar nën rrënoja, nuk ka arritur të shpëtohet. Ajo është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht arsyen e shpërthimit, mirëpo, sipas disa banorëve ka pasur raportime për erë të fortë të gazit në atë zonë për afro dy javë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy fëmijë të vdekur nga shembja e një ndërtese në Itali
-
Katër persona gjenden të vdekur në një apartament në Londër
-
Katër fëmijë vdesin nga zjarri që ua përfshiu shtëpinë në Londër
-
Digjet një shtëpi në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijë
-
Vdiq një grua nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpi