Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër fëmijë vdesin nga zjarri që ua përfshiu shtëpinë në Londër

Katër fëmijë të vegjël kanë vdekur nga një zjarr në shtëpi në Sutton, në jug të Londrës.

Fëmijëve - të cilët besohet se janë të gjithë të lidhur familjarisht - iu dha CPR e menjëhershme nga zjarrfikësit e thirrur.

Atyre iu dha trajtimi derisa mbërritën ekipet e ambulancës dhe u dërguan në dy spitale të veçanta, ku u konstatuan vdekjen.

Nuk ka të arrestuar, ndërsa shkaku i zjarrit nuk dihet, ka bërë të ditur Policia, raporton BBC.

60 zjarrfikës luftuan me një zjarr "intensiv" në të gjithë katin përdhes të pronës, ka thënë Brigada e Zjarrfikësve në Londër.

Edhe Zjarr në një ndërtesë në Londër, raportohet për të lënduar Botë Zjarr në një ndërtesë në Londër, raportohet për të lënduar

Pasi gjetën fëmijët brenda shtëpisë, ekipet i nxorën jashtë ku iu dha "kujdes i menjëhershëm emergjent".