Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në një shtëpi në Australi, dyshohet për gjashtë të vdekur

Pesë djem të moshave nga 3 deri në 11 vjet, dhe babai i tyre 34-vjeçar, dyshohet se kanë humbur jetën pasi zjarri pëfshiu shtëpinë e tyre në afërsi të Brisbanet në Australi, shkruan “The Guardian”.

Zjarri nisi rreth orës 6 të mëngjesit, dhe u përhap me shpejtësi.

Policia e Queenslandit ka bërë të ditur se nuk janë gjetur një burrë 34-vjeçar, si dhe djemtë e tij të moshave nga 3 deri në 11 vjet.

Gruaja arriti të ikte nga zjarri dhe po trajtohet. Ajo nuk ka marrë lëndime të rënda.