Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 14 të vdekur nga zjarri në Kili

Të paktën 14 persona, në mesin e tyre gjashtë fëmijë, kanë vdekur nga zjarri që ka kapluar dy shtëpi në jug të Kilit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se zjarri ka nisur në njërën shtëpi prej druri në komunitetin e vogël të Koronelit.

Autoritetet kanë deklaruar se ekipet e zjarrfikësve nuk kanë mundur të bënin asgjë për shkak se zjarri me shpejtësi ka djegur gjithçka.