Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq një tjetër iraniane që raportohej se u rrah nga “policia e moralit”

Ka vdekur një adoleshente iraniane e cila ra në koma pasi dyshohet se u sulmua nga policia e moralit në fillim të këtij muaji, kanë raportuar aktivistët dhe media shtetërore.

16-vjeçarja Armita Geravand ra përtokë pasi hipi në një tren në Teheran më 1 tetor.

Aktivistët kanë akuzuar policinë e moralit se e kishte sulmuar vajzën se nuk kishte shami në kokë, por autoritetet kanë insistuar se ajo është alivanosur.

Ajo vdiq mëngjesin e shtunës pasi pësoi dëmtim të trurit.

Agjencia e lajmeve “Borna” ka thënë se Armita vdiq pasi mori trajtim mjekësor intensiv për 28 ditë.

Edhe “Policia morale” e Iranit e bën për spital një 16-vjeçare, shkaku i hixhabit Botë “Policia morale” e Iranit e bën për spital një 16-vjeçare, shkaku i hixhabit

Por, grupi aktivist “Hengaë” ka thënë se Armita “ishte viktima e fundit e hixhabit të detyrueshëm dhe ka vdekur pas 28 ditë spitalizimi”.