Shtrimi në spital i një vajze 16-vjeçare në Teheran ka çuar në akuza nga një grup i të drejtave se ajo përfundoi në koma pasi u rrah nga “policia morale” e Iranit për shkak të mospërputhjes së rregullave kombëtare për mbajtjen e veshjes islame, hixhab, shkruan The Guardian.
Pamjet e incidentit tregojnë Armita Garawandan që po zbriste nga treni me ndihmën e disa vajzave të tjera, dhe u vendos në karrige, ku qëndronte palëvizur, pasi dyshohet se ishte pa ndjenja.
Mediat shtetërore kanë publikuar pamje të redaktuara, duke pretenduar se vajzës i kishte rënë të fikët. Pamjet e publikuara nuk tregojnë se çfarë ndodhi brenda trenit, por vetëm shihet vajza që ecën me ndihmën e shoqeve të saj. Videoja me cilësi të ulët nuk tregon qartë se çfarë lloji të mbulesës së kokës, nëse ka, kishte veshur 16-vjeçarja.
Agjencia zyrtare e lajmeve e qeverisë, Fars, publikoi një intervistë me prindërit e vajzës, në të cilën ata thonë se ajo nuk ishte sulmuar. Babai është regjistruar duke thënë: “Kemi kontrolluar të gjitha videot dhe na është vërtetuar se kjo ngjarje ka qenë aksidentale. Ne kërkojmë nga njerëzit që të luten për shërimin e fëmijës tonë.”
Autoritetet iraniane kanë publikuar intervista të detyruara me anëtarët e familjes në të kaluarën. Ka akuza se i kanë detyruar të flasin edhe prindërit e Armitas.
Një gazetar i gazetës reformiste Shargh, i cili po përpiqej të mbulonte lajmin duke shkuar në spital, u arrestua për pak kohë. Qasja në spital që atëherë është kufizuar nga policia.
Incidenti vjen një vit pas vrasjes së Mahsa Aminit, një tjetër vajzë e re e cila u rrah për vdekje nga “policia e moralit” shkaku i hixhabit. Vdekja e saj shkaktoi protesta të mëdha në Iran, ku mbetën të vdekur qindra njerëz. Megjithatë, protestat u shtypën nga autoritetet iraniane.
-
Vdiq një tjetër iraniane që raportohej se u rrah nga “policia e moralit”
-
Më shumë gra në Iran shihen pa hixhabe që nga vdekja e Mahsa Aminit
-
Irani liron gruan që e arrestoi për zhveshje
-
Irani njofton hapjen e klinikave të trajtimit për gratë që refuzojnë hixhabin
-
Dokumenti sekret tregon se forcat iraniane ngacmuan dhe vranë protestuesen adoleshente