Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdekja i shkaktoi trazira në Iran, tash i prishet varri Mahsa Aminit

Vandalët kanë sulmuar varrin e Mahsa Aminit, vajza, vdekja e së cilës shkaktoi protesta antiqeveritare në të gjithë Iranin.

Fotografi nga familja e saj kanë treguar xham të thyer mbi varrin e saj dhe portreti po ashtu i dëmtuar.

Vëllai i saj ka thënë se është sulmi i dytë në muajt e fundit.

“Edhe xhami i varrit tënd u pengon atyre”, ka shkruar Ashkan Amini, raportoi BBC.

Mahsa vdiq në spital në Teheran më 16 shtator, tri ditë pasi u mor nga policia e moralit me pretendimin se kishte shkelur rregullat që kërkohen për gratë që të mbulojnë kokën me shami.

Edhe Më shumë gra në Iran shihen pa hixhabe që nga vdekja e Mahsa Aminit Botë Më shumë gra në Iran shihen pa hixhabe që nga vdekja e Mahsa Aminit

Dëshmitarët kanë thënë se 22-vjeçarja ishte rrahur sa kishte qenë në mbajtje, por autoritetet e kanë mohuar këtë, duke thënë se kishte vdekur nga problemet me zemër.

Që atëherë, protesta mbarëkombëtare kanë shpërthyer në Iran duke çuar në qindra të vdekur dhe mijëra të burgosur.