Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq një punëtor ndërtimi në Florida, ra në tokë bashkë me një pjesë të një krani

Bie krani, vdes punëtori

Bie krani, vdes punëtori

Foto: Associated Press

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar pasi një pjesë e një krani ka rënë nga një ndërtesë në qytetin Fort Lauderdale të Floridas, në SHBA.

Ekuipazhet ishin në proces të rritjes së lartësisë së vinçit kur një pjesë e tij ra, kanë thënë zyrtarët, raporton BBC.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin strukturën e metalit që kishte rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje në ato momente.

Personi i vdekur ishte punonjës ndërtimi i cili kishte rënë bashkë me pjesën e kranit.

Dy nga të lënduarit janë dërguar në spital dhe një i tretë është trajtuar në vendin e ngjarjes. 

Autoritetet kanë thënë se nuk e dinë ende shkakun e rënies së pjesës së kranit, duke e mbyllur rrugën ku ka ndodhur incidenti, për të kryer hetime.

Edhe Vdiq një punëtor, ra nga ndërtesa ku po punonte Kronikë Vdiq një punëtor, ra nga ndërtesa ku po punonte