Dhjetë turistë hungarezë dhe gjermanë kanë mbetur të vdekur së bashku me një pilot kenian, kur një aeroplan u rrëzua në Kenia të martën.
Aeroplani po udhëtonte nga qyteti turistik Diani në bregdetin e Oqeanit Indian drejt rezervatit Maasai Mara të Kenias kur u rrëzua rreth orës 08:30 sipas orës lokale, ka bërë të ditur autoriteti i aviacionit.
Tymi është parë të ngrihej nga rrënojat e aeroplanit, i cili u rrëzua në një zonë të pyllëzuar në Qarkun Kwale në juglindje të Kenias. Rrobat e pushuesve ishin të shpërndara në tokë dhe në pemët aty pranë.
Qeveria e Kenias ka bërë të ditur se hetuesit ishin dërguar për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur, teksa kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka shprehur ngushëllime.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se tetë hungarezët e vdekur përfshinin dy familje, një të njohur të tyre dhe dy të mitur. Dy gjermanë kanë vdekur gjithashtu.
-
Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë
-
12 të vdekur në Hungari pasi një autobus del nga autostrada
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan
-
12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së
-
Rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci, 4 të vdekur