Lufta në Ukrainë po vazhdon të rrisë edhe çmimet botërore të naftë, përkundër masave të reja të vendosura për të mbajtur nën kontroll tregun, raporton BBC.
Çmimi për një fuçi të naftës ka arritur në 113 dollarë në Brent, që është standard ndërkombëtar për çmimet e naftës. Është shifra më e lartë që nga qershori i vitit 2014.
Është rritur ndonëse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë u pajtuan të vënë në qarkullim 60 milionë fuçi nga stoku i emergjencës.
Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë dhe investuesit janë të shqetësuar se furnizimet me naftë dhe gaz mund të preken.
Artikuj të ngjashëm