Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdon procesi kundër personave të akuzuar për puç në Mal të Zi

Procesi gjyqësor kundër 14 personave të akuzuar për puç për përmbysjen e qeverisë së Malit të Zi dhe për ta mbajtur këtë vend jashtë NATO-s, vazhdoi sot në Podgoricë.

Autoritetet shtetërore të Malit të Zi thonë se nacionalistët serbë dhe rusë kanë bërë komplot për ta okupuar parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit të kaluar, për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe për të instaluar udhëheqje proruse për ta ndalur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, raporton REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndër të akuzuarit janë edhe ligjvënësit opozitarë të partisë, Fronti Demokratik, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, pastaj nëntë shtetas të Serbisë dhe dy rusë, kundër të cilëve procesi po zhvillohet në mungesë.

Podgorica thotë se “trupat shtetërore ruse” ishin të involvuara në puçin e dyshuar, por Rusia e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Më 5 qershor, Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s, duke shënuar kthesë historike kah aleanca transatlantike, përkundër protestave nga Rusia dhe opozita politike në Mal të Zi.