Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdon lufta në disa pjesë të Mosulit

Forcat qeveritare të Irakut po vazhdojnë luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në disa pjesë të Mosulit, një ditë pasi kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka vizituar qytetin dhe ka uruar ushtrinë për, siç ka thënë, fitoren e madhe me rikthimin e kontrollit të qytetit.

Televizioni shtetëror irakian raportoi për luftime në Qytetin e Vjetër të Mosulit, në perëndim të Lumit Tigër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjenerali irakian, Haider Fadhil, u citua të ketë thënë se procesi i pastrimit të qytetit nga eksplozivët, kurthet dhe "qelizat e fjetura" do të marrë ca kohë.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut, në vitin 2014 dhe beteja për rikthimin e tij ka zgjatur mbi tetë muaj.