Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria irakiane feston mposhtjen e ISIS-it, këta të fundit zotohen për luftë deri në vdekje

Pozitat e Shtetit Islamik në qytetin e Mosulit, në Irak, po bien njëra pas tjetrës dhe trupat qeveritare pritet të rimarrin kontrollin e plotë në orët e ardhshme.

Kështu ka njoftuar televizioni publik irakian. Ndërsa një korrespondent i cituar nga BBC ka deklaruar se kanë mbetur vetëm pak metra për t’u marrë nën kontroll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, disa njësi të forcave irakiane të sigurisë janë parë duke festuar në rrugët e qytetit, edhe pse komandantët e tyre nuk e kanë konfirmuar ende lajmin, transmeton Tch.

Forcat irakiane, të mbështetura nga SHBA përmes sulmeve ajrore, nisën operacionin për rimarrjen e qytetit, mjaft i rëndësishëm, më 17 tetor të vitit të kaluar.

Përveç trupave zyrtare, mijëra luftëtarë kurdë, peshmerga, arabë sunitë dhe militantë shiitë u përfshinë në këtë ofensivë.

Në janar të këtij viti, qeveria e Bagdadit njoftoi çlirimin e lindjes së Mosulit, por çlirimi i perëndimit ka qenë një sfidë më vete, për shkak edhe të infrastrukturës me rrugë të ngushta dhe të rrahura nga era.

Ndërkohë, OKB ka paralajmëruar se ISIS mund të jetë duke mbajtur në qytet mbi 100 mijë vetë si mburoja njerëzore.

Kurse luftëtarë të Shtetit Islamik (ISIS) janë zotuar të shtunën se do të luftojnë deri në vdekje për të mbrojtur pjesën e fundit të mbetur në Qytetin e Vjetër të Mosulit, ka thënë Amaq, agjencia e lajmeve e këtij grupi terrorist.

“Luftëtarët kolektivisht po zotohen se do të luftojnë deri në vdekje në Maydan”, thotë agjencia, duke iu referuar lagjes Tigris ku ata po e bëjnë rezistencën e fundit.