Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri irakian thotë se Mosuli u çlirua, televizioni shtetëror raporton se ende ka luftëtarë të ISIS-it

Kryeministri irakian Haider al-Abadi, sot ka deklaruar se Mosuli është çliruar nga grupi terrorist ISIS, megjithatë televizioni shtetëror vazhdon të raportoj se në një lagje të Mosulit vazhdon të ketë ende militantë të ISIS-it.

Mosuli është metropoli më i madh i Irakut, ndërsa kjo fitore konsiderohet si më e rëndësishmja në gjithë historinë, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Kur ISIS mori kontrollin në Mosul në qershor të vitit 2014, ishin më shumë se 2.5 milionë njerëz që i nënshtruan.

Publikisht, ata vranë njerëz dhe u prenë kokat, vranë homoseksualë duke i hedhur nga majat e larta, ndërsa burrat që nuk e rrisnin mjekrën dhe gratë që nuk vishnin rroba islame, i burgosnin.