Banorët kanë filluar të rikthehen në pronat e tyre, pas zjarreve që përfshinë shtetin australian të Viktorias.
Më shumë se 30 shtëpi dhe 70 ndërtesa të tjera u dogjën, njoftuan autoritetet e emergjencës. Nuk është raportuar për viktima apo të plagosur, transmeton KTV.
Një valë rekorde e të nxehtit arriti në fillim të marsit, në jug të Australisë. Në fillim të marsit, qindra zjarrfikës janë ballafaquar me zjarre masive në Australi, të cilat kanë detyruar banorët të zhvendosen.
Rrufetë e shpeshta shkaktuan të paktën 100 zjarre në të gjithë shtetin e Viktorias. Byroja e Meteorologjisë në Australi ka bërë të ditur se qindra rekorde të nxehtësisë janë thyer vetëm gjatë tre muajve të fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik
-
Vala e të nxehtit godet Australinë, paralajmërohet për rrezik zjarri “katastrofik”
-
Autoritetet australiane bëjnë thirrje për një tjetër evakuim masiv
-
Së paku 25 njerëz të vdekur e miliona kafshë të ngordhura nga zjarret në Australi
-
Pamje që të thyejnë zemrën nga zjarret në Australi