Australia është në kaos për shkak të zjarreve, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën.
Situata u paraqit disi më e lehtësuar të dielën për shkak të uljes së temperaturave dhe rënies së fuqisë së erës.
Në shtetin e New South Walesit ka pasur rreth 150 vatra zjarri. Autoritetet e këtij shtetit e cilësuan situatën të pazakontë. Me mijëra njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në kampe mes pasigurisë për të ardhmen.
Së fundmi është ngritur dhe një Agjenci e Rimëkëmbjes nga Zjarri me qëllimin për të ndihmuar australianët të rindërtojnë jetën pas katastrofës.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Vala e të nxehtit godet Australinë, paralajmërohet për rrezik zjarri “katastrofik”
-
Në Australi vihen nën kontroll të gjitha zjarret
-
New South Wales fillon me hetime të pavarura për zjarret e vazhdueshme
-
Banorët i gëzohen shiut në Australi, por zyrtarët paralajmërojnë vërshime
-
Së paku 25 njerëz të vdekur e miliona kafshë të ngordhura nga zjarret në Australi