Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

New South Wales fillon me hetime të pavarura për zjarret e vazhdueshme

Autoritetet në shtetin australian New South Wales kanë njoftuar se kanë filluar hetim të pavarur për zjarret e vazhdueshme. Hetimi gjashtëmujor do t’i shqyrtojë shkaqet e zjarreve si dhe mënyrat se si shteti ishte i përgatitur për reagim.

Hetimi gjithashtu do të përqendrohet te ndryshimet klimatike, aktiviteti njerëzor dhe faktorë të tjerë që kontribuuan në përhapjen e zjarreve, transmeton KTV. Zjarret kanë vrarë 25 persona në New South Wales dhe kanë shkatërruar mijëra shtëpi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Australia është një nga emetuesit më të lartë të karbonit për kokë banori, kryesisht ngase mbështetet shumë në qymyr si burim për energji.

Përderisa ndryshimi i klimës nuk është shkaku i drejtpërdrejtë i zjarreve, shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se klima më e nxehtë dhe më e thatë do të kontribuonte që zjarret e Australisë të bëheshin më të shpeshta dhe më intensive.