Qyteti i madh australian, Sydney ka mbyllur shkollat të martën shkaku i rrezikut nga zjarret që janë përhapur nga moti shumë i nxehtë dhe thatësia.
Autoritetet kanë parashikuar sezon edhe më të ashpër të zjarreve.
Shkencëtarët kanë njoftuar se sivjet vera mund të jetë edhe më e nxehtë sesa ajo e sezonit 2019-2020, kur mbetën të vdekur 33 persona, ndërkaq u dogjën 3 mijë shtëpi dhe 19 milionë hektarë tokë.
Gjendje alarmante është shpallur në të gjithë Sydneyn dhe për komunitetet bregdetare në jug të Australisë.
Për herë të parë në gjithë Sydneyn është ndaluar ndezja e zjarreve. Është hera e parë që autoritetet caktojnë masë të tillë për qytetin e madh, që nga nëntori i 2020-s.
Artikuj të ngjashëm
-
Vala e të nxehtit godet Australinë, paralajmërohet për rrezik zjarri “katastrofik”
-
Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik
-
Afro 70 shkolla do të mbyllen në Australi për shkak të asbestit në rërën për lojëra
-
Nxehtësia ekstreme mbyll shkollat për 33 milionë fëmijë në Bangladesh
-
Moti ekstrem mbyll shkollat dhe lë pa rrymë Sudanin Jugor