Në Banjallukë është mbajtur një protestë e re “Drejtësi për Davidin” përmes së cilës po kërkohet të zbardhen rrethanat e vdekjes së 21-vjeçarit, David Dragiçeviq, i cili u zhduk në natën e 18 marsit 2018, dhe trupi i tij u gjet gjashtë ditë më vonë.
Babai i tij Davori, pretendon se Davidi ishte “rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë nga pjesëtarët famëkeq të Ministrisë së brendshme të Republikës Serbe”.
Policia ka deklaruar se bëhet fjalë për vrasje.
Protestuesit po ecnin në rrugën në të cilën kishte shkuar Davidi natën e 18 marsit, edhe pse policia e kishte bllokuar hyrjen në sheshin kryesor të Banjallukës.
Të marten dhe të mërkuren protesta janë mbajtur edhe në Sarajevë dhe Beograd.
Lexoni edhe:
Demonstruesit në Banjallukë u thonë policëve: Shkoni në Kosovë [video]
Të martën, policia arrestoi Dovar Dragiçeviqin mbi akuzat se protestat e tij përbënin një kërcënim për sigurinë. Ai u lirua të mërkuren, dhe menjëherë iu drejtua mediave, duke deklaruar se do të vazhdojë protestat për të kërkuar të vërtetën e vdekjes së djalit të tij, Davidit.
Edhe
Familja kërkon trajtim jashtë Serbisë për Vukashinoviqin që u rrëmbye brenda territorit të Kosovës
Pas lirimit të Davor Dragicevic, Ministri i Brendshëm i Republikës Serbe, Dragan Lukaq, tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media, se në periudhën e kaluar, përfaqësuesit e “Drejtësisë për Davidin” u përpoqën të hynin në Pallatin e Presidentit të Republikës Serbe dhe në Kuvend.
“Këto janë gjëra që nuk mund të tolerohen, ata nuk janë të mitur, ligjet duhet të respektohen”, tha Lukaq.
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
-
Prokuroria për “Banjskën”: Raduloviqi vendosi të mbrohet në heshtje, kur e ballafaquam me prova
-
Familjarët e viktimave insistojnë që Vuçiqi të intervistohet për rastin “Panda”
-
Serbë të Surdullicës protestojnë për dëbimin e familjes shqiptare, pas aksidentit me fatalitet