Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë përpjekjet për ta shuar zjarrin në pyjet e Francës, arrestohen dy persona

Fontainebleau

Zjarrfikësit po vazhdojnë që të shuajnë zjarrin që përfshiu pyllin historik Fontainebleau pranë Parisit të martën, ndërsa të paktën dy persona janë arrestuar me dyshimin se e kishin nisur zjarrin pranë njërit prej pallateve mbretërore më të njohura të Francës.

"Nuk është nën kontroll", tha Ministri i Brendshëm Laurent Nunez të hënën vonë, duke shtuar se zjarri kryesor në Fontainebleau dhe një tjetër aty pranë që filloi të hënën pasdite kishin djegur 1,300 hektarë.

Nunez tha se zjarri ishte vetëm pak kilometra larg Pallatit të Fontainebleau, gjë që shpjegon vendosjen e burimeve të konsiderueshme, duke përfshirë aeroplanë dhe helikopterë që mbartin ujë.

Vetëm 70 km larg Parisit, zjarri detyroi mbylljen e autostradës që lidh kryeqytetin me Lionin dhe jugun. Zjarret më të vogla në zonë ndërprenë gjithashtu shërbimet e trenave me shpejtësi të lartë, si dhe detyruan rreth 900 persona të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan Reuters.

Nunez tha se zjarri në Fontainebleau po kontribuon në atë që ka të ngjarë të jetë një vit historik për zjarret në Francë, me 32,000 hektarë të djegur deri tani këtë vit, më shumë se totali në vitin 2025.

Evropa po përjeton valën e tretë të nxehtësisë së verës, me bimësi të thatë nga shkurret dhe temperatura të larta që po nxisin flakët. Shumë shkencëtarë thonë se ndryshimi i klimës po i bën zjarret më të shpeshta dhe të vështira për t'u luftuar.

Edhe Zjarr i madh pranë Parisit, dërgohen avionë për ta shuar Botë 23 o. më parë Zjarr i madh pranë Parisit, dërgohen avionë për ta shuar

Nunez tha se 59 persona janë arrestuar në të gjithë Francën me dyshimin për fillimin e zjarreve në të gjithë vendin. Rreth gjysma ishin të rritur dhe gjysma të mitur, disa nga ta ishin shkelës të përsëritur të ligjit.