Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë mosmarrëveshjet, kryeministri polak “kërcënon” Ukrainën

Polonia mund ta zgjasë embargon ndaj grurit ukrainas dhe prodhimeve të tjera bujqësore, paralajmëroi kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Ai i bëri thirrje Ukrainës që të ndalojë përshkallëzimin e tensioneve të shkaktuara nga mosmarrëveshja për importin e grurit ukrainas, njoftoi televizioni polak Polsat.

Embargoja e importit të grurit ukrainas në Poloni, Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari u lejua nga Komisioni Evropian të zbatohej këtë vit në maj dhe masa ndalimit përfundoi të premten e kaluar.

Sidoqoftë, Varshava refuzoi t’i heqë kufizimet. Ky veprim u kritikua ashpër nga Kievi, i cili gjithashtu deklaroi se është ankuar në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër Polonisë, Sllovakisë dhe Hungarisë.

“Unë po paralajmëroj autoritetet ukrainase, sepse nëse ata e përshkallëzojnë konfliktin në këtë mënyrë, ne do të shtojmë produkte të tjera në listën e embargos së mallrave”, ka thënë Morawiecki. Siç raportohet nga Polsat TV, ai i referohej paralajmërimit të Kievit se Ukraina mund të hakmerret duke ndaluar importin e perimeve dhe frutave nga Polonia.

Edhe Tusk mirëpret homologun ukrainas Denys Shmyhal Botë Tusk mirëpret homologun ukrainas Denys Shmyhal

“Ne kemi bërë shumë për Ukrainën dhe prandaj presim që ajo t’u qaset interesave tona me mirëkuptim”, ka shtuar Morawiecki.

Polonia është një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës, e cila i ka rezistuar pushtimit rus për më shumë se një vit e gjysmë. Ajo justifikon embargon duke u përpjekur të mbrojë fermerët e vet, të cilët, sipas Varshavës, do të duhej të konkurronin me prodhimin më të lirë nga Ukraina.