Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë kërkimet për 20 migrantë, anija me të cilën po udhëtonin u shkatërrua në brigjet e Sicilisë

Kërkimet kanë vazhduar të dielën në det dhe përgjatë bregut në jugperëndim të Sicilisë, ku një anije peshkimi që po transportonte dhjetëra migrantë u përplas për bregu, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave. 20 tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur, kanë njoftuar autoritetet italiane, raporton agjencia “AP”.

Trupat e pesë burrave janë gjetur të shtunën në mëngjes në plazhin Marinella di Selintune, në afërsi të Trapanit. 35 burra tjerë shpëtuan dhe u identifikuan pasi arritën në qytetin e vogël.

“Sipas dëshmive të të mbijetuarve anija ishte nisur nga Tunizia të enjten mbrëma dhe ishin 60 persona në të”, ka thënë kapiteni Daniele Governale, i ekipit të Gardës Bregdetare të Palermos. “Kjo nënkupton se 20 persona mbesin të zhdukur. Por, kërkimet deri më tash s’kanë dhënë rezultat. Shpresojmë se disa nga ta kanë mbijetuar dhe kanë arritur në tokë”.