Vatikani ka miratuar të hënën një vendim ku priftërinjtë katolikë do të mund të bekojnë çiftet e të njëjtës gjini për aq kohë sa ata nuk janë pjesë e ritualeve ose liturgjive të rregullta të kishës, raportoi Reuters.
Një dokument nga zyra doktrinarë e Vatikanit thotë se bekime të tilla nuk do të legjitimonin situata të parregullta, por do të ishin shenjë që Zoti i mirëpret të gjithë.
Në këtë vendim të miratuar nga Papa Françesku thuhet se priftërinjtë duhet të vendosin rast pas rasti dhe nuk duhet të ndalojnë afërsinë e Kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund të kërkojnë ndihmën e Zotit nëpërmjet një bekimi të thjeshtë.
Seksioni prej 11 faqesh titullohet "Bekimet e çifteve në situata të parregullta dhe të çifteve të të njëjtit seks".
-
Papa: Hipokritët kritikojnë bekimin e homoseksualëve
-
Vatikani thotë se nuk ka asgjë heretike të lejohet bekimi i çifteve të gjinisë së njëjtë
-
Papa e lë të hapur mundësinë për bekimin e martesave mes gjinive të njëjta
-
Pas vendimit për bekimin e të njëjtës gjini, Papa dënon ideologjitë që e pengojnë Kishën ta shohë realitetin
-
Transgjinorët mund të pagëzohen në kisha, thotë Vatikani