Papa Françesku ka thënë se sheh “hipokrizi” në kritikat ndaj vendimit të tij për të lejuar priftërinjtë të bekojnë çiftet e së njëjtës gjini, në atë që po konsiderohet si mbrojtja më e fortë që lideri i katolikëve i ka bërë personave LGBT.
Bekimi për personat LGBT u miratua muajin e kaluar në një dokument të Vatikanit të quajtur Fiducia Supplicans (Besimi i Lutjes), por kjo ka hasur në rezistencë të konsiderueshme në Kishën Katolike, veçanërisht nga peshkopët afrikanë.
“Askush nuk skandalizohet nëse i jap bekimet e mia një biznesmeni që mund të shfrytëzojë njerëz, gjë që është një mëkat shumë i rëndë. Por ata skandalizohen nëse ia jap një homoseksuali”, ka thënë Papa Françesku për revistën katolike italiane “Credere”.
“Kush jam unë për të gjykuar? Është hipokrizi”, ka thënë ai.
Konservatorët thonë se kjo rrezikon të minojë mësimet morale të Kishës.
-
Vatikani thotë se nuk ka asgjë heretike të lejohet bekimi i çifteve të gjinisë së njëjtë
-
Vatikani miraton bekimet për çiftet e të njëjtës gjini
-
Papa e lë të hapur mundësinë për bekimin e martesave mes gjinive të njëjta
-
Papa e përmend sërish termin ofendues ndaj homoseksualëve
-
Papa Françesku kërkon falje për përdorimin e një termi fyes homofobik